×
  • Lajme
  • Botë

    Bombardohet burgu në Jemen, mbi 100 të vdekur

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 9:46

    Një tjetër krim kundër njerëzimit është regjistruar në Jemen.Aeroplanë bombardues në Arabinë Saudite shënjestruan një burg, duke vrarë më shumë se 100 njerëz.


    Mjekë nga Kryqi i Kuq mbërritën në vendngjarje duke e konsideruar si më vdekjeprurësja në Jemen vitet e fundit.

    Sulmi ndodhi në ambientet e burgut në jugperëndimin e vendit. Në objekt ndodheshin rreth 170 të arrestuar.

    Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!