Njerëzve po i kërkohet të mbajnë nën kontroll të moshuarit dhe personat e sëmurë ndërsa i ftohti dhe bora kërcënojnë të shkaktojnë probleme në Britaninë e Madhe.
Një paralajmërim për borë është lëshuar në Anglinë lindore dhe juglindore dhe do të mbetet në fuqi deri mëngjesin e të hënës.
Paralajmërime për borë dhe akull po ashtu janë lëshuar në pjesën më të madhe të Anglisë, Skocisë dhe Uellsit Lindore.
Zyrtarët e shërbimit meteorologjik thonë se do të ketë shumë ngjashmëri me Bishën nga lindja të 2018. E gjithë kjo për shkak të një kombinimi të ajrit të ftohtë nga skandinavia dhe Rusia, dhe stuhisë Darcy, që do të sjellë erë dhe borë.
Pjesë të Skocisë kanë regjistruar ndërkohë reshje të mëdha bore ditët e shkuara, me mbi 50 cm borë në disa zona.
Akoma më shumë borë pritet në pjesët lindore të Skocisë në vijim me 10 deri në 15 centimetra në disa zona, veçanërisht mbi lartësinë e 200 metrave. Edhe Londra është në alarm me disa zona që mund të shohin gjatë ditës 10-20 centimetra borë.
Ekspertët paralajmërojnë për probleme në udhëtime dhe një shans të vogël për ndërprerje të energjisë elektrike ose izolim të ndonjë komuniteti në zonën lindore dhe perëndimore të Londrës, në jug lindje, veri perëndim dhe jug perëndim të Uellsit po ashtu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.