×
  • Lajme
  • Botë

    Borë si në mes të dimrit në disa pjesë të Bosnjës

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 16:43

    Përveç shiut dhe përmbytjeve në një numër të madh vendesh në Bosnjë dhe Hercegovinë, po bie borë si në mes të dimrit, transmeton Reporteri.net.


    Bëhet fjalë për vendin e quajtur Korçanicë, jo shumë larg nga Sanski Most.

    Korçanica ndodhet 32 ​​kilometra nga Sanski Most dhe është pjesë e malit Grmeq. Ky është vendi nga ku kompania pyjore Una-Sana nxjerr masën e drurit, shkruan portali Klix.ba.

    Në atë vend në Luftën e Dytë Botërore, 1942 dhe 1943, ndodhej spitali më i madh partizan në territorin e çliruar.

    Ndryshe Bosnja ka dy ditë që është përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut. Në disa zona të vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, shkollat janë ndërprerë dhe banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!