Kryeministri i ri britanik Boris Johnson dhe e dashura e tij Carrie Simonds u transferuan dje në rezidencën e kryeministrit në Downing Street 10, njoftoi zëdhënësi i tij.
Kjo e e bën Boris Johnsonin kryeministrin e parë britanik në histori që akoma pa qenë i martuar është zhvendosur me partneren e tij në Rezidencën e Kryeministrit, transmeton Reporteri.net.
Në publik ka pasur spekulime nëse Simonds, e cila shumë shpejt ka mbushur tabloidët britanikë, do t’i bashkohet kryeministrit Johnson në Downing Street, raporton CNN.
Kabineti i Johnson tha javën e kaluar se nuk dihet ende nëse çifti do të jetojnë së bashku. Johnson ende nuk është divorcuar zyrtarisht nga gruaja e tij e dytë, Marine Wheeler, me të cilën ka katër fëmijë.
Divorci i tyre u bë publik shtatorin e kaluar, pas 25 vjet martesë, shumë kohë pasi u konfirmua lidhja e Johnson me Carrie Simonds. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.