Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është pranuar në spital dhjetë ditë pasi doli pozitiv me virusin Covid-19.
Johnson që ende po vuan nga simptomat e sëmundjes do të kalojë nëpër disa teste tjera si formë e parandalimit dhe kujdesit.
‘’Me këshillë të mjekut të tij, kryeministri është dërguar në spital ëpr teste tjera. Ky është një hap parandalues, derisa kryeministri vazhdon të ketë simptoma edhe dhejtë ditë pasi është testuar pozitiv me virus’’, thotë zëdhënësi i kryeministrisë ndërsa nuk ka dhënë informacione të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.