Josep Borrell, ish-përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka reaguar pas tensioneve mes ish-presidentit Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.
Borrell ka shprehur mbështetjen e tij për Zelenskyn dhe ka kritikuar Trumpin dhe zëvendëspresidentin J.D. Vance, duke i quajtur veprimet e tyre të turpshme.
“Trump dhe Vance kanë bërë një shfaqje të turpshme. Më vjen turp për atë sjellje. SHBA meriton diçka më të mirë. Bota e lirë duhet të mbështesë Ukrainën. Unë kam qenë dhe jam me të,” ka shkruar Borrell.
Former EU Foreign Policy Chief Josep Borrell:
Trump and Vance put on a shameful show. I am ashamed of their behavior. The US deserves better.
The free world must support Ukraine. pic.twitter.com/fdOfPI7Qs9
— mevlutozen (@mevlutozen43) February 28, 2025
Shtëpia e Bardhë mohoi raportimet se presidenti Zelensky u largua pas një debati të ashpër me presidentin Trump, duke deklaruar se ishte Trump ai që përzuri Zelenskyn.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë deklaroi për mediat amerikane se presidenti Trump vendosi t’i japë fund takimit pasi nuk u arrit një konsensus mbi marrëveshjen e propozuar.
Takimi kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje që do t’i siguronte SHBA-së qasje në mineralet e rralla të Ukrainës, në këmbim të ndihmës ekonomike prej 500 miliardë dollarësh.
Megjithatë presidenti Zelensky refuzoi propozimin, duke deklaruar se “nuk mund ta shesë vendin e tij” dhe se ishte i gatshëm të punonte për një “dokument serioz” vetëm nëse SHBA do të jepte garanci sigurie.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur administrata Trump ka ndryshuar politikën e saj ndaj Ukrainës, duke i dhënë fund izolimit mbi trevjeçar që u nxit nga agresioni i paprovokuar i Rusisë.