Në ditët e fundit, numri i qytetarëve të Bosnjës që kanë shkuar në Beograd për vaksinim është intensifikuar, kjo pasi autoritetet serbe ftuan të gjithë banorët e Bosnjës të shkonin dhe të merrnin vaksinën pa pasur nevojë të kenë dokument për lejeqëndrim apo të nënshtetësisë.
Në vendkalimin kufitar të Raçës gjatë ditës së sotme janë krijuar kolona të mëdha, transmeton Reporteri.net.
Mediat atje raportojnë se pritjet në këtë pikë kufitare janë të gjata.
Kolona të tilla janë krijuar edhe në vendkalimet tjera kufitare.
Raportohet se të gjithë ata që shkojnë në Beograd këtë fundjavë do të marrin vaksinën “AstraZeneca”, afat ky që vlen deri të hënën, 29 mars.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.