×
  • Lajme
  • Botë

    Bota, 8 miliardë banorë, rritja më e madhe nga vendet në zhvillim

    Reporteri
    07 Nëntor 2022 | 20:40

    Në ditët e ardhshme popullsia e botës do të prekë kuotën e 8 miliardëve, me rritjen më të madhe që do të vijë nga vendet në zhvillim.

    Mes tyre spikat India, popullsia e të cilës po rritet në 1.4 miliard. Ndërkohë, popullsia totale e vendeve me të ardhura të ulëta do të dyfishohet mes viteve 2020-2050.

    Popullsia e botës është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit, nga rreth 2 miliardë që ishte në 1950-n. Objektivi është të arrijë në 10 miliardë brenda 2050-s.

    Kuotat e lindjeve variojnë nga vendi në vend, duke u rritur tek ato që kanë ulur vdekshmërinë foshnjore dhe përmirësuar shëndetësinë.

    Në zona të tjera, përfshirë Evropën, nivelet e lindjeve po ngadalësohen për shkak të një seri faktorëve, mes të cilëve spikat ai ekonomik.

    Opinioni publik është i ndarë nëse rritja e popullsisë duhet vlerësuar. Fondi i OKB-së për Popullsinë thotë se rritja është një gur kilometrik që mund të festohet dhe njëkohësisht një rast për të reflektuar./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!