Koronavirusi fillimisht ishte përhapur në vendet e Europës Perëndimore dhe në Amerikë, por tashmë ka gjetur terren edhe në Amerikën Latine.
Brazili ka raportuar se në total kanë vdekur nga Covid19, në këtë shtet, 120 896 individë.
Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë shtetin brazilian ka shkuar në 3 862 311 shtetas.
Situatë dramatike në shifra paraqitet edhe në Meksikë, ku numri i të vdekurve për shkak të virusit ka shkuar në 64 158 persona.
Meksika ka shënuar gjithsej 595 841 njerëz të infektuar me Covid19.
Në të gjithë botën, janë infektuar deri tani me virusin vdekjeprurës 25 387 330 vetë.
Ndërsa, kanë vdekur nga ky virus në të gjithë globin 850 600 persona. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.