×
  • Lajme
  • Botë

    Brenda 100 ditëve Ford do të prodhojë 50 mijë respirator

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 10:57

    Pas General Motors, edhe kompania tjetër e madhe amerikane e automobilave, Ford, do të fillojë të prodhojë respirator, për nevojat e spitaleve që po luftojnë të shpëtojnë jetë njerzish nga coronavirusi.


    Në bashkëpunim me GE Healthcare, Ford njoftoi hapjen e prodhimit në uzinën e tij në Michigan më 20 prill.

    Plani i prodhimit është shumë specifik dhe thotë që 1.500 respiratorë do të prodhohen deri në fund të prillit, ose 12,000 deri në fund të majit.

    Ideja është që prodhimi të zgjasë minimumi 100 ditë, në të cilat do të prodhohen deri në 50,000 frymëmarrës artificial. Kjo shifër është synim të arrihet më 4 korrik, dhe më pas prodhimi të vazhdojë sipas nevojës.

    Nëse po pyesni pse prodhimi nuk fillon menjëherë por pas tre javëve, përgjigja është se duhet adaptuar teknologjinë. Konkretisht, prodhimi i respiratorëve është një projekt i kompanisë Airon, kështu që një ekip ekspertësh të Fordit do të duhet të udhëtojnë në Florida për t’u takuar me specialistë të pajisjeve mjekësore për të rregulluar transferimin e teknologjisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!