×
  • Lajme
  • Botë

    Brenda bazës amerikane që u sulmua nga Irani

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 15:09

    Trupat amerikane pastruan dje mbetjet nga baza ushtarake në Irak, e cila u sulmua nga raketat iraniane javën e kaluar.


    Pamjet e reja të publikuara së fundmi tregojnë buldozerë dhe kamionë që pastrojnë rrënojat nga zona, që është në madhësinë e një stadiumi futbolli. Për fat të mirë asnjë ushtar amerikan nuk mbeti i vrarë nga sulmi me raketa, por kjo shtoi edhe më tej tensionet mes SHBA-së dhe Iranit.

    Situata u rëndua më tej pas incidentit me avionin e pasagjerëve, ku Rojet Revolucionare të Iranit qëlluan pa dashje avionin me 176 persona në bord.

    Prania amerikane në Irak është gjithashtu nën kërcënim politik nga parlamenti irakian, i cili ka mbështetur planet për dëbimin e trupave të huaja nga vendi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!