×
  • Lajme
  • Botë

    Brenda Suitës Presidenciale ku Trump do të trajtohet nga Covid-19 dhe të drejtojë vendin

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 12:03

    Presidenti Donald Trump, po merr kurimin e nevojshëm kundër Covid-19, në Qendrën Kombëtare Mjekësore Walter Reed, ku do të jetë në mbikëqyrjen e 7,000 anëtarëve të stafit, duke përfshirë disa nga mjekët kryesorë.


    Ai do të qëndrojë në Suitën Presidenciale, që është një nga gjashtë dhomat e veçanta të pacientëve të rezervuara për oficerë të rangut të lartë ushtarak dhe anëtarët e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

    “Suita është e pajisur posaçërisht me pajisje mbrojtëse dhe mjete komunikimi të përdorura në mbështetje të presidentit,“- ka shkruar admirali Connie Mariano, i cili shërbeu si mjek i të dy presidentëve George Bush dhe Bill Clinton dhe ishte drejtor i Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.

    Walter Reed është figura e kujdesit ushtarak të SHBA-së, 7,100 anëtarët e stafit të saj janë shpërndarë në 100 klinika. Për shkak se iu ka shërbyer udhëheqësve të kombit, spitali është i pajisur me një krah të dedikuar për vizitorët nga zyrat më të larta si presidenti dhe zëvendës presidenti, të cilë zakonisht marrin shërbim në Njësinë e Vlerësimit dhe Trajtimit Mjekësor (METU). METU është e sigurt, private dhe e ndarë nga pavijonet e tjera të spitalit.

    Sipas fotove të publikura në Daily Mail, nga brenda shfaqet një dhomë ngrënie që ndriçohet nga një llambadar kristali dhe një tavolinë disa hapa nga shtrati i spitalit. Ndërsa, njëra nga dhomat është e zbukuruar dhe ka divan për pritje për vizitorët, si dhe teknologjinë e sigurisë për t’i siguruar presidenti Trump të vazhdojë të kryejë detyrat e tij presidenciale.

    Gjithashtu, Walter Reed ka 165 ‘Smart Suites’ të pajisura me ‘pajisje komunikimi dykahëshe, aftësi audiovizive dhe wireless si dhe argëtim pranë shtratit, të gjitha këto mund të kontrollohen përmes një tastiere të lëvizshme të montuar në mur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!