Copa akulli pambarim, të mëdha sa topat e golfit. Ky është rezultati i breshërit të dhunshëm që goditi Arabinë Saudite, duke provokuar kështu shqetësim në të gjithë zonën veriore të qytetit të Riadit.
Fenomeni i rrallë u regjistrua në kamera nga banorët e zonës, të cilët e ndanë ngjarjen e rrallë në rrjetet sociale me imazhe dhe filmime spektakolare.
Fenomeni ka provokuar dëme në të gjithë zonën, por për momentin, nuk ka të lënduar. Surprizë e jashtëzakonshme edhe për provincën e Tabuk, ku në video shfaqen pamjet e dëborës së pranverës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.