×
  • Lajme
  • Botë

    Breshër sa një top tenisi në Australi, dëmtohen mijëra vetura dhe ndërtesa

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 11:21

    Dy persona janë goditur nga rrufeja në Malet e Kaltra në Australi në kohën kur bregdeti lindor i këtij shteti është përfshirë nga moti ekstrem dhe stuhitë e breshrit.


    Një djalë 16-vjeçar pësoi djegie në duar dhe këmbë, kur u godit nga rrufeja në Katoomba në orën 2 të pasdites sipas kohës lokale. Një person 24-vjeçar gjithashtu u trajtua në spital.

    Ndryshe, dy persona të tjerë janë trajtuar për lëndime të lehta në Canberra pas një stuhie 15-minutëshe që i dëmtoi veturat dhe i detyroi njerëzit të iknin për të kërkuar strehim.

    Copat e mëdha të breshërit i thyen xhamat e veturave dhe degët e drunjve.

    Shërbimet emergjente pranuan më shumë se 1200 thirrje telefonike për ndihmë gjatë stuhisë dhe menjëherë pas përfundimit të saj, shkruan “Daily Mail”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!