Banorët e një qyteti në Kinë janë zgjuar nga breshëri që për 20 minuta kaploi të gjithë qytetin.
Ajo që ishte e veçantë e këtij breshëri ishte madhësia e tij pasi një kokërr breshëri ishte në madhësinë e një kokrre veze. Breshëri solli dëme të shumta në Jinping të Kinës. Shumë makina pësuan dëme të shumta, disa shtëpi u dëmtuan pasi i’u thyen dritaret.
Të mbjella të shumta u shkatërruan plotësisht si pashojë e reshjeve të mëdha të breshërit. Proplem pati edhe në qarkullim pasi të gjitha makinat që po qarkullonin ndaluan deri sa pushuan reshjet e breshërit. /Reporteri.net/.
https://www.youtube.com/watch?v=dKnESNonHEI
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.