Kryeministri britanik Johnson është shprehur se do të ishte rezultat i mirë për vendin dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje me Bashkimit Europian për Brexit deri në 15 tetor.
“Britania do t’i tregojë Brukselit se nëse asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet nga një takim i Këshillit Europian në tetor, atëherë të dy palët duhet të jenë të përgatitura të vazhdojnë përpara. Largimi nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje tregtare do të ishte gjithashtu një rezultat i mirë”, tha kryeministri.
Bashkimi Europian nga akuzon Britaninë e Madhe se nuk po arrin të negociojë seriozisht. Britania e Madhe është larguar nga Bashkimi Europian, i cili aktualisht ka 27 vende anëtare, në 31 janar, tre vite e gjysëm pasi vendi votoi t’i japë fund anëtarësimit 40 vjecar.
Për Bashkimin Europian një marrëveshje duhet arritur para muajit nëntor për t’i dhënë kohë miratimit parlamentar dhe analizës ligjore para skadimit të periudhës së tranzicionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.