Brexit ka sjellë shumë pakënaqësi tek qytetarët britanikë.
Mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të qytetit të Londrës duke bërë thirrje për një referendum tjetër në BE, pasi të gjithë po kërkojnë të dalin nga ky ngërç.
Organizatorët e fushatës “Put It To the People” thonë se më shumë se një milion njerëz janë bashkuar me marshimin para se të mblidhen para Parlamentit.
Protesta vjen pasi BE ra dakord të shtyjë largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
Kryeministra e Britanisë së Madhe është nën një presion të madh. Më herët ajo ka thënë se nuk do nxiste një referendum te ri për Brexit.
Pritet që protesta të masivizohet. Shikoni fotot të cilat janë bërë sot gjatë protestës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.