×
  • Lajme
  • Botë

    Britania akuzohet se po i shet armë Arabisë Saudite edhe një vit pas ndalimit nga gjykata

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 12:52

    Kompanitë nga Britania janë duke vazhduar me kontratat e furnizimit me aeroplanë luftarakë Arabisë Saudite, dhe ua mundëson sauditëve të bëjnë luftë në Jemen, pavarësisht se kjo tregti është shpallur e paligjshme nga gjykata, shkruan The Guardian.


    Qeveria akuzohet se po shpërfillë një vendim të rëndësishëm gjyqësor ku Britania kufizohet t’i shesë armë Mbretërisë së Arabisë Saudite.

    Në një vendim që u dha para një viti, gjyqi i apeleve vendosi se ishte “e paligjshme” që qeveria të lejojë shitjen e armëve kësaj mbretërie për përdorim në luftën në Jemen, ku vlerësimet e pavarura thonë se koalicioni i udhëhequr nga Sauditët është përgjegjës për vrasjen e më shumë se 8,000 civilëve që nga viti 2015, transmeton KOHA.

    Por, edhe pas një viti, këto licenca vazhdojnë të operojnë, duke lejuar eksportimin e komponentëve të aeroplanëve ushtarakë dhe mirëmbajtjes së aeroplanëve. Gjiganti britanik BAE, eksportuesi më i madh britanik i armëve për Mbretërinë Saudite, konfirmoi në raportin e saj të vitit 2019 se vazhdon të përmbushë kontratën e saj të bërë në vitin 2018 të shërbimit Typhoon.

    Britania ka licencuar shitjen e armëve me vlerë prej 5.3 miliardë sterlina Arabisë Saudite që nga fillimi i luftës në Jemen. Andrew Smith, nga organizata Kampanja Kundër Tregtisë me Armë, tha: “Qeveria e Britanisë vazhdimisht ka vënë interesat e kompanisë së armëve para të drejtave dhe jetës se njerëzve në Jemen. Qeveria ka dëshmuar se nuk mund t’i zihet besë në zbatimin e vetë rregullave të saja”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!