×
  • Lajme
  • Botë

    Britania e Madhe e shpall grupin Wagner organizatë terroriste

    Reporteri
    15 Shtator 2023 | 15:41
    TOPSHOT - Members of Wagner group stand on the balcony of the circus building in the city of Rostov-on-Don, on June 24, 2023. President Vladimir Putin on June 24, 2023 said an armed mutiny by Wagner mercenaries was a "stab in the back" and that the group's chief Yevgeny Prigozhin had betrayed Russia, as he vowed to punish the dissidents. Prigozhin said his fighters control key military sites in the southern city of Rostov-on-Don. (Photo by Roman ROMOKHOV / AFP) (Photo by ROMAN ROMOKHOV/AFP via Getty Images)

    Britania e Madhe tashmë edhe zyrtarisht e ka deklaruar si organizatë terroriste grupin mercenar rus Wagner.

    Propozimi u dha në parlamentin britanik dhe u mbështet më 6 shtator nga ligjvënësit. Rrjedhimisht, në Britani të Madhe është bërë e paligjshme të anëtarësohesh apo ta mbështesësh këtë grup, raporton CNN, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ky urdhër hyn në fuqi me efekt të menjëhershëm dhe do ta bëjë një vepër penale anëtarësimin në Grupin Wagner ose mbështetjen aktive të grupit në Mbretërinë e Bashkuar, me një dënim të mundshëm prej 14 vitesh burgim”, tha qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të premten, në një njoftim për media.

    Kujtojmë se shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe komandanti i grupit në terren, Dmitriy Utkin, vdiqën muajin e kaluar në atë që zyrtarët perëndimorë besojnë se ishte një aksident i qëllimshëm avioni.

    Ky incident ndodhi dy muaj pasi Prigozhin organizoi një rebelim jetëshkurtër kundër Kremlinit, kërcënimi më i madh për pushtetin e presidentit rus Vladimir Putin në më shumë se dy dekada. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!