×
  • Lajme
  • Botë

    Britania e Madhe kërcënon Iranin me sanksione

    Reporteri
    21 Korrik 2019 | 21:45

    Nё grindjen mes dy vendeve shkaku janё dy anije. Fillimish tbritanikёt bllokuan njё anije iraniane ҁisternё nё Gjibraltar. Irani menjёherё pas kёsaj konfiskoi njё anije britanike. Londra kёrcёnon me sanksione.


    Ministri i Jashtёm i Britanisё sё Madhe Hunt mund tё shpallё masa diplomatike dhe ekonomike, njofton “Daily Telegraph”.

    Ndёr kёto masa mund tё jetё edhe ngrirja e pasurive. Britania e Madhe, sipas kёtyre njoftimeve, mund tё insistojё, qё tё rivendosen sanksionet e OKB-sё dhe tё BE-sё kundёr. Sanksionet u shfuqizuan mё 2016 pas marrёveshjes atomike me Iranin.

    Britania e Madhe i kёshillon anijet tregtare britanike, tani pёr tani t’i shmangen kёtij kalimi tё rёndёsishёm detar kryesisht pёr tregtinё mbarёbotёrore tё naftёs. Ministri i Jashtёm, Jeremy Hunt, shkruante (20.0) nё Twitter, qё ky veprim i Iranit ёshtё “njё shenjё shqetёsuese”, se Irani “mund tё ndjekё njё shteg tё rrezikshёm tё qendrimit ilegal dhe destabilizues”.

    “Reagimi ynё do tё jetё i menduar mirё, por robust”, deklaroi ai.

    Perёndimi kёrkon lirimin e anijes britanike ҁisternё

    Ministria e Jashtme nё Berlin i bёri thirrje “insistuese” Teheranit, qё ta “lirojё menjёherё” anijen ҁisternё, e cila lundron nёn flamurin britanik.

    “Qeveri Gjermane e dёnon ashёr bllokimin e anijes tregtare nё Gji”, deklaroi njё zёdhёnёs i ministrisё. “Kjo ёshtё njё ndёrhyrje e pajustifikueshme ndaj njё lundrimi civil, gjё qё e ashpёrson edhe mё tej gjendjen e tensionuar.

    ” Njё tjetёr pёrshkallёzim, sipas deklaratёs, “do t’i minonte tё gjitha pёrpjekejt qё po vazhdojnё pёr gjetjen e njё rrugёdaljejej nga kriza aktuale.”

    Ngjashёm ёshtё shprehur edhe Franca. Ministria e Jashtme nё Paris e dёnoi rreptё bllokimin e anijes britanike dhe shprehu “shqetёsim tё madh” pёr incidentit.

    Gjendja tej mase e acaruar

    Edhe SHBA e dёnuan veprimin e palёs iraniane nё ngushticёn e Hormusit. Uashingtoni deklaroi, se do ta pёrforcojё edhe mё shumё praninё ushtarake tё SHBA-sё nё rajonin e Gjirit. Pёr herё tё parё qё nga viti 2003 do tё dislokohen sёrish trupa tё SHBA-sё nё Arabinё Saudite. Mediat amerikane bёjnё fjalё pёr 500 forca. DW

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!