Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka deklaruar pak kohë më parë se fëmijët në Angli do të kthehen në shkollë në muajin shtator. Por ky plan duket se ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët.
Kreu i Shoqatës së Shkollave dhe Kolegjeve, Geoff Barton u shpreh se ka mungesë informacioni nga qeveria për vijimësinë e procesit mësimor. “Johnson i nevojitet një plan, i duhen më shumë mësues, të kthejë ata që kanë dalë në pension dhe të gjejë salla të tjera për të vendosur studentët” – shprehet Barton.
Gjithashtu ai thotë se të njëjtin seriozitet për respektimin e masave që u zbatuan në spitale, të zbatohet dhe në institucione të tjera. Ai shtoi se duhet reduktuar dhe distanca sociale për nxënësit në auditore që të paktën një klasë të mbajë 30 nxënës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.