Plani B i masave Anti-Covid në Mbretërinë e Bashkuar u miratua në parlamentin britanik, dhe përveç valës së re të infektimeve kryeministri Boris Johnson u përball dhe me rebelimin e ashpër të deputetëve të partisë së tij konservatore.
Rreth 100 prej tyre sipas të dhënave, votuan kundër detyrimit të certifikatës së gjelbër në ambientet e mbyllura, një nga shtyllat në planin e ri britanik për të ndaluar valën e katërt.
Miratimit të Planit B iu desh mbështetja e opozitës laburiste. Sipas raportimeve të BBC, votat pro ishin 369, ato kundër 126 nga të cilat 98 pikërisht të konservatorëve.
Por pakënaqësi u shpreh dhe në lidhje me një seri skandalesh që përfshinë kryeministrin javët e fundit. Një prej të cilëve dhe festa e Krishtlindjeve e organizuar një vit më parë nga zyrtarë të Downning Street duke shkelur të gjitha masat Anti-Covid që ishin në fuqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.