Që prej ditës së sotme të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar do u duhet që të karantinohen në hotel për 10 ditë. Kufizimi aplikohet me rreptësi të veçantë për udhëtarët nga 33 vende të cilat janë renditur në shtetet me rrezikshmëri të lartë të COVID-19.
Hotelet ku udhëtarët do të qendrojnë rezervohen paraprakisht nga qeveria që të përmbushin të gjitha kushtet sanitare dhe udhëtarët duhet të financojnë 1750 pound për qëndrimin e detyrueshëm 10 ditor në to.
Qeveria britanike ka deklaruar se ka arritur marrëveshje me 16 hotele deri më tani, duke siguruar 4,963 dhoma për sistem të karantinës, derisa 58,000 dhoma tjera janë aktualisht vetëm në fazë të pritjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.