×
  • Lajme
  • Botë / Lufta ruse

    Britania nuk e ka problem që Ukraina të përdorë armatimin e saj në Rusi

    Reporteri
    03 Maj 2024 | 18:43

    Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron ka deklaruar se varet nga Ukraina që të vendosë se si do të përdorë armët britanike dhe ka insistuar se ka të drejtë që të sulmojë caqet edhe në territorin rus.

    Gjatë një vizite në Kiev, Lord Cameron ka deklaruar se shteti i tij do të ofrojë 3 miliardë funte çdo vit, për aq sa të jetë e nevojshme, raporton BBC.

    “Sikur Rusia që po bombardon brenda Ukrainës, ju duhet ta kuptoni se përse Ukraina e ndjen se duhet ta mbrojë veten”, ka thënë Lord Cameron.

    Rusia këtë deklaratë të ministrit të Jashtëm britani ke ka cilësuar si “shumë të rrezikshme”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Ky është eskalim direkt i tensioneve përreth konfliktit në Ukrainë, që do të përbënte rrezik potencial për sigurinë evropiane”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    Lord Cameron nuk e ka përkrahur direkt idenë që armët britanike të përdoren për sulmet brenda Rusisë.

    Deri më tani, Britania e ka lënë të kuptohet se armët me rreze të gjatë Storm Shadow duhet të përdoren brenda territorit ukrainas.

    Ka pasur disa shembujt të suksesshëm kur këto raketa janë përdorur në Krime dhe ndaj flotës ruse në Detin e Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!