Duket se stuhitë nuk kanë të ndalur në Britaninë e Madhe. Pas Ciaras dhe Dennis, tashmë ishulli është goditur nga stuhia Jorge.
Erëra të forta prej 100km/h dhe rrebeshet e shiut prej më shumë se dy ditësh kanë goditur Mbretërinë e Bashkuar.
Erëra të fuqishme që arrinin në mbi 100 kilometra në orë, dhe shumë zona janë përmbytur nga të reshurat e vazhdueshme të shiut.
Anglia Veriore, Uellsi i Veriut, Irlanda Veriore dhe Skocia janë të rrezikuara nga erërat e fuqishme dhe banorëve iu kërkohet të bëjnë kujdes gjatë daljeve të sotme, shkruan Daily Mail.
Gjatë ditëve të fundit, Britania e Madhe është goditur nga Stuhia Ciara dhe Stuhia Dennis, që kanë shkaktuar dëme të mëdha, për të cilat po punohej që të rregulloheshin.
Për momentin, janë rreth 600 shtëpi dhe po aq biznese, që janë dëmtuar nga stuhia në Uells, ndërsa në rajonet e tjera dëmet janë më të vogla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.