Britania ka paralajmëruar që nuk duhet të udhëtohet për në Shri Lanka pas shpërthimeve të së dielës në ditën e Pashkëve ku vdiqën më shumë se 350 persona.
Zyra e Jashtme thotë që terroristët kanë shumë gjasa që të përpiqen që të kryejnë sërish sulme atje, dukë përfshirë edhe vendet që i vizitojnë turistët.
Tetë britanikë kanë janë vrarë në sulmet ndaj kishave dhe hoteleve në kryeqytetin e Shri Lanka, Colombo, Negombo dhe Batticaloa, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa më shumë se 500 persona kanë mbetur të plagosur.
Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt ka thënë që prioriteti i tij i parë do të jetë gjithmonë “siguria e qytetarëve britanikë që jetojnë dhe udhëtojnë jashtë vendit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.