Ministri i jashtëm britanik, Dominic Raab, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka pasur të drejtë ta vrasë gjeneralin më të lartë ushtarak të Iranit. Kjo deklaratë paraqet ndryshim të konsiderueshëm të qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Kryediplomati britanik tha se vendi i tij e kupton pozitën në të cilën janë gjendur Shtetet e Bashkuara para vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, duke thënë se ato ishin të detyruara ta mbrojnë veten.
Ky ndryshim i qëndrimit zyrtar të Britanisë së Madhe erdhi pas kritikave të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, ndaj Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë, duke thënë se ato nuk kanë qenë aq të dobishme sa ka dëshiruar ai.
Ministri Raab gjithashtu refuzoi ta dënonte kërcënimin e presidentit amerikan për bombardimin e 52 caqeve iraniane në rast se Tehrani i sulmon asetet e Shteteve të Bashkuara.
Ai gjithashtu tha se amerikanët janë përpjekur të dërgojnë një mesazh të qartë për Iranin që nuk mund ta vazhdojë sjelljen armiqësore, shkruan “Independent”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.