×
  • Lajme
  • Botë

    Britania sanksionon njeriun e dytë më të pasur të Rusisë

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 16:16

    Britania e Madhe bëri të ditur të mërkurën vendosjen e sanksioneve ndaj oligarkut Vladimir Potanin, i përshkruar nga Londra si njeriu i dytë më i pasur i Rusisë dhe i cili ka blerë asete nga firmat që po largohen nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës.

    Potanin “vazhdon të grumbullojë pasuri” që kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, shkruhet në deklaratën e qeverisë britanike.

    Banka franceze “Societe Generale”, e cila iu bashkua kompanive të tjera perëndimore që ndaluan aktivitetin e tyre në Rusi, muajin e kaluar finalizuan shitjen e filialit të tyre rus “Rosbank” te një firmë investimesh të financuar nga Potanin.

    Potanin është gjithashtu edhe bashkëpronari gjigantit rus “Norilsk Nickel”. Revista prestigjioze “Forbes” e listoi atësi personin e dytë më tëpasur në Rusi me një kapital prej 27 miliardë dollarësh.

    Një tjetër person i sanksionuar nga Britania është Anna Tsivileva, një kushëri i parë i Putinit që drejtonte kompaninë minerare për nxjerrjen e qymyrit “JSC Kolmar Group”.

    “Sanksionet e sotme tregojnë se askush dhe asgjë nuk përjashtohet nga sanksionet, përfshi rrethin e brendshëm të Putinit”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë britanike.

    “Për sa kohë Putini vazhdon sulmin e tij të përgjakshëm ndaj Ukrainës, ne do të përdorim sanksionet për të dobësuar makinerinë ruse të luftës”. /REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!