Periudha e izolimit pas testimit pozitiv për COVID-19 do të shkurtohet në vetëm pesë ditë të plota nga e hëna e ardhshme në Britaninë e Madhe, për ta kthyer stafin në punë më shpejt.
Boris Johnson e kishte refuzuar masën si potencialisht të rrezikshme – por ndryshoi mendje pasi qeveria pranoi një gabim mbi mënyrën se si zbatohet ky rregull në SHBA.
Sajid Javid, sekretari i shëndetësisë, njoftoi për këtë ndryshim në Angli, por tha se njerëzit do të duhet të rezultojnë negativë në ditën e gjashtë për t’i shpëtuar izolimit.
Provat shkencore janë se dy të tretat e rasteve me COVID-19 “nuk janë më infektive pas përfundimit të ditës së pestë”, tha Javid.
Çdo frenim i lirive të njerëzve duhet të jetë “absolutisht zgjidhja e fundit” dhe nuk duhet të mbetet në vend “një ditë më shumë se sa është absolutisht e nevojshme”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.