Britanikët sot përballen me ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, raporton Daily Mail.
Dje temperaturat ishin 36 gradë Celcius, ndërsa sot është 38 gradë një rekord për muajin korrik në Britani të Madhe.
Mbrëmë në këtë vend kishte pasur stuhi të forta dhe rrufe, duke bërë që moti të jetë shumë i paparashikueshëm.
Autoritetet kanë marrë masa për këtë valë të re të nxehtësisë. Qarkullimi i trenave është bërë më i rrallë pasi që hekuri mund të arrijë temperaturën deri në 50 gradë dhe është rrezik për shkrirje.
Shumë persona u janë drejtuar plazheve për të u freskuar.
Gjithsesi nesër pritet që të ketë rënie të temperaturave në Britani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.