Qeveria britanike ka paralajmëruar se rregullat që ua mundësojnë shtetasve të Bashkimit Evropian të jetojnë dhe punojnë lirshëm në Mbretërinë e Bashkuar do të marrin fund të rast të largimit të këtij shteti pa marrëveshje nga BE-ja.
Qeveria e ish-kryeministres May e kishte shqyrtuar shtyrjen e të drejtave për lirinë e lëvizjes deri në vitin 2021 dhe lejimin e qytetarëve të BE-së të qëndrojnë në Britani për tre muaj para se të aplikojnë për qëndrim më të gjatë. Sidoqoftë, këto opsione tashmë janë hedhur poshtë.
Rreth 3 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian jetojnë në Britani të Madhe. Liria e lëvizjes ua mundëson atyre të jetojnë dhe punojnë në shtete të tjera të BE-së.
I pyetur lidhur me këtë çështje, kryeministri Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të bëhet shumë e vrazhdë ndaj imigrantëve, duke shtuar se imigrimi do të kontrollohet në mënyrë demokratike, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Sipas marrëveshjes aktuale për tërheqje nga BE-ja, e cila është arritur mes ish-kryeministres May dhe udhëheqësve të Bashkimit Evropian, të drejtat për lirinë e lëvizjes do të vlejnë për një periudhë kalimtare prej dy vjetësh pas largimit të vendit nga BE-ja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.