Përderisa pronarët e kafiterive serbe në Bujanoc mund të bëjnë ç’të duan me hapësirat publike, qofshin ato edhe të gjelbëruara, pronarët shqiptarët ballafaqohen edhe me forcën e organeve të rendit me urdhër të organeve përgjegjëse të pushtetit lokal të Bujanocit.
Vitin e kaluar pronari i kafiterisë “Avenue” në qendër të qytetit Reshat Ajdini është përballur me forcën e policisë të cilët i kanë shoqëruar punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunalia që këta të fundit pa dëshirën e pronarit ta largojnë terasën montuese verore të kafiterisë dhe kështu ti pamundësojnë pronarit që të shfrytëzojë hapësirën për sezonin verorë, duke llogaritur edhe dëmet që i shkaktuan me vlerë rreth 6 mijë euro.
Sot pas një viti, fqinji i tij kafiteria e pronarit serbe “NR1” po monton terrasën në po të njejtën sipërfaqe të gjelbëruar dhe nuk po pengohet nga askush.
Ndonëse kjo është fuqia e serbëve në komunën e Bujanocit, komunë kjo me shumicë shqiptarë si në pushtet po ashtu edhe në “milet”.
Presheva.com ka arritur të mësojë se edhe sot e kësaj ditë pronari shqiptarë nuk ka leje për terasë verore, ndërsa për serbin që vetëm se ka filluar ta montojë atë, organet komunale sigurisht se e kanë pajisur me një të tillë, përderisa ka filluar ta uzurpojë pronën e gjelbëruar publike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.