Bullgaria ka ndaluar përkohësisht vaksinimin kundër koronavirusit, me vaksinat e kompanisë AstraZeneca. Mediat e huaja raportojnë se kryeministri Bullgar Boyko Borissov të Premten (12 Mars) pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19.
“Derisa të mos marrim një pozicion të saktë dhe të konfirmuar qartë me shkrim nga Agjencia Evropiane e Barnave nëse mund ose nuk mund të administrojmë vaksinën AstraZeneca, ne do ta ndalojmë atë,” tha Borissov.
EMA njoftoi të enjten se vendet mund të vazhdojnë të përdorin vaksinën AstraZeneca ndërsa po heton rastet e mpiksjes së gjakut që nxitën pezullimin e një dërgesë të vaksinave të AstraZenecas.
Ndërkohë që edhe autoritetet shëndetësore rumune kanë ndaluar përkohësisht vaksinimin kundër koronavirusit me një seri dozash të vaksinës AstraZeneca në kohën që vdekjet në Itali po hetohen.
Masa u mor nga autoritetet rumune disa orë pasi Italia ndaloi përdorimin e grupit të njëjtë të vaksinave AstraZeneca pas vdekjeve në Siçili të dy burrave, të cilëve iu ishte injektuar doza e vaksinës. Sipas Komitetit Kombëtar që koordinon vaksinimin në Rumani, vendi ka marrë deri më tani 81,600 doza nga ky grup dhe 77,049 doza janë administruar tashmë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.