Bullgaria, Serbia dhe Greqia ranë dakord sot të lehtësojnë kufizimet e udhëtimeve, në fuqi që nga mesi i marsit, si pjesë e luftës kundër përhapjes së koronavirusit të ri.
“Nga 1 qershori, nuk do të jetë më e nevojshme të detyrohet një karantinë 14-ditore për njerëzit që udhëtojnë në Bullgari nga Greqia dhe Serbia, në një udhëtim pune ose për arsye familjare”, njoftoi kryeministri bullgar Boïko Borisov.
“Kufizimet nuk do të zbatohen më për diplomatët, për kamionët e transportit dhe për rnjerëzit në misione humanitare”, shtoi ai.
Sipas kryeministrit, kjo masë do të aplikohet edhe për turistët duke filluar nga 15 qershori.
Udhëtarët do të duhet të nënshkruajnë një deklaratë në kufi për të vërtetuar se nuk kanë simptoma të COVID-19.
Marrëveshja për lehtësimin e kufizimeve u arrit gjatë një videokonferencë të bërë sot mes krerëve të qeverive dhe shteteve të Bullgarisë, Greqisë, Serbisë dhe Rumanisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.