Ish-infermieri gjerman, Niels Hoegel, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 85 pacientëve të tij.
Rasti Hoegel konsiderohet si një nga krimet më të rënda në historinë e pasluftës në Gjermani, shkruan Reuters.
Personi në fjalë i ka injektuar pacientët e tij me drogë vdekjeprurëse dhe pastaj është munduar ta luajë heroin duke u përpjekur që t’i ringjallë ata.
Ai është përballur me akuza për dy vrasje që nga viti 2015. Ndërsa gjatë vitit të kaluar, prokurorët e kanë ngarkuar atë më akuza të tjera për vrasje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.