Norvegjia 25 vjet më parë zbatoi një sërë reformash duke vënë theksin në rehabilitimin e të burgosurve në vend të “hakmarrjes”.
Të burgosurit, të cilët kaluan shumicën e ditëve të tyre në qeli të mbyllura, tani kanë mundësinë të trajnohen dhe të arsimohen, dhe roli i kujdestarëve ka ndryshuar që nga rrënja, transmeton Reporteri.net.
Ndërsa në sistemin e vjetër shkalla e kthimit në krime pas kryerjes së dënimit ishte 60-70, dy vjet pas futjes së reformave, ajo ra në 25 për qind dhe pas pesë vjetësh në 20 për qind. Sot të burgosurit praktikojnë joga, gjë që i qetëson ato.
“Ne nuk duam tërbim dhe dhunë në këtë vend. Ne duam të burgosur të qetë dhe të mirë”, thotë drejtori i burgut në Halden, Ore Hoydal.
Kjo nuk është aspak e lirë, sepse kostot e akomodimit për një të burgosur arrijnë në rreth 100,000 euro në vit. Sistemi “Dynamic Security” nënkupton se rojet dhe të burgosurit punojnë së bashku: hanë së bashku, luajnë volejboll, pushojnë, rojet flasin me të burgosurit dhe i motivojnë ata.
“Ne jemi punonjës të burgut, jo roje, kujdesemi për të burgosurit që vuajnë dënimin, por gjithashtu i ndihmojmë ata të bëhen njerëz më të mirë. Ne jemi model i tyre, trajnerë dhe mentorë”, tha Hojdal.
Qelitë e burgut janë organizuar për të lehtësuar stresin psikologjik të të burgosurve dhe për të pasur një mjedis më të mirë. Burgu, ndërtimi i të cilit kushton më shumë se 150 milionë euro, përbëhet nga ndërtesa dykatëshe, të cilat i ngjajnë një kampusi modern universitar në vend të një burgu. Rreth tij pemët rriten, dhe rrethohen nga një mur i trashë betoni, por nuk ka tela me gjemba apo gardh elektrik kudo. Çdo i burgosur ka qelinë e tij, me tualet, dush kabinë, frigorifer, tavolinë, TV me ekran sheshtë dhe një pamje të pyllit, si dhe kuzhinë. /Reporteri.net