×
  • Lajme
  • Botë

    Burgu më famëkeq nga ku El Chapo nuk do ta shohë më dritën e diellit, aty e presin edhe dy shqiptarë

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 9:22

    Një nga narkotrafikanët  më famëkeq të drogës, Hoakin Guzman, 62 vjeç, i njohur për publikun me nofkën El Chapo, gjatë ditës së djeshme nga një gjykatë federale në SHBA është dënuar me burg të përjetshëm.


    Ish kreu i kartelit të drogës Sinaloa, u shpall fajtor për vepra penale, duke përfshirë kontrabandën e qindra tonëve të kokainës, heroinës, metamfetaminës dhe marihuanës në Shtetet e Bashkuara, transmeton Reporteri.net.

    Ai filloi karrierën e tij në fushat e marihuanës në shtetin kolumbian Sinaloa, por pjesën  tjetër të jetës së tij do ta kalojë në burgun e njohur si “Alkatraz Mountains Rocky”, burgu me masat më të rrepta të sigurisë në Kolorado.

    Aty El Capo do të ketë shokë të burgut kriminelë po aq të famshëm dhe famëkeq, si një nga terroristët më të njohur dhe matematicienti i shkëlqyer Teodor Kachinski, i quajtur Unabomber. Aty do të jetë edhe terroristi Terry Nichols, i cili në vitin 1995 sulmoi një kompleks biznesi të zyrave federale në qendër të qytetit Oklahoma City, duke vrarë 168 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 800 të tjerë.

    Mirëpo ndër të tjera aty shokë të burgut El Chapo do të ketë edhe dy vëllezër shqiptarë, transmeton Reporteri.net.  Bëhet fjalë për Vëllezërit Dritan (37) dhe Elvir (32) Duka nga Dibra, të cilët janë dënuar me burg të përjetshëm në SHBA, nën akuzën për përgatitje të terrorizmit në afërsi të qytetit Philadelphia. I dënuar me burg të përjetshëm është edhe vëllau tjetër, Shahini i cili vuan dënimin në një burg pak më të mirë.

    Tre vëllëzërit shqiptarë janë dënuar më burgim të përjetshëm për shkak se kishin planifikuar vrasjen e ushtarëve në një bazë ushtarake, në emër të luftës së shenjtë të xhihadit kundër SHBA-ve.

    Vëllezërit Duka janë dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi për ankesë. Ata bashkë me dy persona tjerë me prejardhje nga Jordania dhe Turqia kishin planifikuar që të sulmojnë bazën ushtarake Fort Diks në lindje Filadelfias. Të dyshuarit ishin arrestuar në maj të vitit 2007, pas hetimeve 14 mujore të Byrosë Federale të Hetimeve.

    Ndryshe burgu ku ata po vuajnë dënimin konsiderohet si një prej burgjeve më famëkeq në Amerikë. Ish drejtuesi i këtij burgu tha për CNN se vuajtja e dënimit në këtë burg është më e keqe se vdekja./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!