×
  • Lajme
  • Botë

    Burri afgan braktis 11 fëmijët dhe largohet me gruan e dytë: Ikni se do t’ju rrah

    Reporteri
    28 Gusht 2021 | 10:13

    Një gazetare e re tha se ajo, nëna e saj, shtatë vëllezërit dhe tre motrat janë braktisur nga babai i saj, i cili u evakuua nga Afganistani me gruan e tij të dytë.


    Zalash,  thotë se talebanët i kanë thënë se nëse kthehet në punën e saj si gazetare do të vritet.

    Ajo i tha BBC 5 Live se ajo dhe familja e saj ishin në strehim të përkohshëm dhe kishin frikë për jetën.

    “Unë dua të përpiqem të shpëtoj jetën e familjes sime. Jam zemërthyer. Ata duan të shkojnë në shkollë dhe në universitet. Ne jemi kaq të varfër. Kemi vetëm një stilolaps dhe e gjithë familja e përdor atë për detyrat e shkollës, “tha ajo.

    Zalash, 18 vjeçe, tha se babait të saj i kishte thënë familjes që të shkonte në aeroport dhe ata e pritën atë për gati 24 orë.

    “Ishte shumë e vështirë. Nuk fjetëm. Qëndruam në diell të nxehtë. Vendi ishte shumë i ndotur, “tha ajo.

    “Atëherë trupat ushatarke na thanë se babai im nuk donte që ne të hynim në avion. Ai mori gruan e dytë dhe familjen e tij tjetër. Madje tha se nëse nuk largoheshim do të më godiste me shuplakë.

    “Kemi mbetur duke qarë dhe me zemra të thyera. Shpresa jonë e vetme është Zoti “.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!