Dy fqinj në Britaninë e Madhe kanë pasur një “luftë” shumë të gjatë mes njëri tjetrit. Philip Kenyon ka akuzuar fqinjin e tij Murray Wright se pemët prej 47 metrash që ato kishin mbjellë në oborr, i kanë shkatërruar jetën. Kjo sepse Kenyon këmbëngulte se pemët aq të larta ndalonin dritën e diellit që të futej në shtëpi dhe mbi të gjitha ndikonte në panelin diellor.
Murray Wright ka refuzuar që t’i presë pasi këmbëngulte që pemët i ofronin privatësi në shtëpi dhe reduktuan zhurmën nga një hekurudhë dhe autostradë aty pranë.
Kjo ka bërë që Philip Kenyon t’i drejtohet gjykatës. Kjo e fundit zgjodhi që t’i japë të drejtë Philip Kenyon dhe mori vendimin që pemët të priteshin. Murray Wright nuk i mbetej gjë tjetër veçse të pranonte vendimin./A2CNN