Një burrë ka vdekur pasi piu një shishe të tërë Jaegermeister në vetëm dy minuta për të fituar një bast prej 10 £ në një dyqan pijesh alkoolike në Afrikën e Jugut.
Banori i zonës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka pirë të gjithë shishen e alkoolit dhe është rrëzuar në tokë.
Ai vizitoi dyqanin në fshatin Mashamba në Limpopo dhe mori pjesë në sfidën për të parë se kush mund të pinte më shpejt një shishe.
Pasi u rrëzua në tokë, burri, i moshës 25-30 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital ku u shpall i vdekur.
Tani është hapur një hetim për vdekjen e tij.
Pamjet e shpërndara në internet tregojnë njerëzit që brohorasin dhe duartrokasin teksa ai gëlltiti digestivin gjerman./Euronews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.