×
  • Lajme
  • Botë

    Caitlyn Jenner garon për guvernatore në California

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 19:31

    Lajmi se Caitlyn Jenner do të garonte për guvernatore në California të SHBA-ve qarkulloi prej më shumë se një muaji dhe tashmë duket se gjithçka është zyrtarizuar.


    Ish-ylli i Keeping Up With The Kardashians po garon për të zëvendësuar demokratin në detyrë Gavin Newsom.

    Caitlyn Jenner ka lancuar në faqen e saj fushatën për zgjedhjet në California.

    Ekipi i Jenner ka njoftuar se ajo ka paraqitur dokumentet dhe do jetë zyrtarisht pjesë e garës. 71 vjeçarja ka thënë: California është shtëpia ime prej gati 50 vitesh. Unë erdha këtu sepse e dija që çdokush, pavarësisht prejardhjes, mund t’i kthente ëndrrat në realitet. Por në dekadën e kaluar ne kemi parë sundim njëpartiak që vendos politikën mbi përparimin dhe interesat e veçanta mbi njerëzit. Unë kam qenë një përçarëse e kongresit gjatë gjithë jetës sime, nga përfaqësimi i Shteteve të Bashkuara dhe fitimi i një medalje të artë në Lojërat Olimpike për të ndihmuar në përparimin e barazisë. Si kalifornianë, ne përballemi me një mundësi, tani ose kurrë për të rregulluar thelbësisht shtetin tonë para se të jetë vonë.

    Jenner po bën fushatë kundër taksave të larta. Caitlyn Jenner është mbështetësve e republikanëve por mund të mos kandidojë si një ‘Republikane e Trump’ në shtetin historikisht Demokratik.

    Caitlyn Jenner, ish kampion Olimpik është pjesë e komunitetit LGBTI. I është nënshtruar një sërë operacionesh për të qenë një grua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!