Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe gruaja e tij Mareva do të marrin vaksinën kundër koronavirusit më 28 dhjetor.
Vaksinimi i tyre, do të bëhet “live” në Spitalin Evangelismos. Me këtë lëvizje, kryeministri do të dërgojë mesazhin se vaksina është e sigurt dhe se edhe ata që kanë rezerva mund të vaksinohen. Ndërkohë Dimitris Pistolas, drejtori i Shërbimit Infermieror në Spitalin Evangelismos, do të jetë vaksinuar para kryeministrit.
“Shumicën e kohës përpiqem të qëndroj si një profesionist i fortë në mënyrë që të duroj dhe të jap kurajo. Mendërisht brenda jam i thyer. Ne qëndrojmë në këmbë për të ndihmuar”, shprehet Dimitris Pistolas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.