×
  • Lajme
  • Botë

    California me 10 mijë të vdekur nga Coronavirusi

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 8:39

    California raportoi 142 vdekje të reja shkaku coronavirusit, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 10,011, sipas të dhënave nga Departamenti i Shëndetit Publik të shtetit.


    Gjersa California ka numrin më të madh të të infektuarve në SHBA, numri i të vdekurve është ende nën atë të New Yorkut dhe New Jerseyt, raporton CNN.

    Shteti kalifornian ka gjithsej 538,416 raste pozitive me COVID-19, përfshirë 8,436 raste të reja të shtuara gjatë ditës së premte, transmeton Telegrafi.

    Departamenti i shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu se ka pasur raportime të vogla të rasteve për shkak të problemeve me sistemin elektronik.

    Numri i rasteve gjatë një periudhe 14-ditore tani është 6.1 për qind, sipas departamentit të shëndetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!