×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Çarje masive e tokës në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë

    Reporteri
    29 Mars 2025 | 10:45

    Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Myanmarin është rritur në më shumë se 1000, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura.

    Një video e një plasaritjeje të madhe të tokës në Mandalay është publikuar së fundmi në rrjete sociale.

    Për kujtesë, kreu i ushtrisë së Myanmarit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kërkuar që të vijnë të gjithë ata që mund të ndihmojnë.

     

    Bëhet e ditur se OKB-ja është tashmë në kontakt me autoritetet.

    Sipas USGS, epiqendra ishte rreth 17.2 kilometra nga qyteti i Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milionë banorë.

    Rreth 12 minuta pas tërmetit të parë, një pasgoditje me magnitudë 6.4 ballë goditi zonën. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!