×
  • Lajme
  • Botë

    Çdo 10 minuta vdes një person nga Covid-19 në Los Angeles

    Reporteri
    26 Dhjetor 2020 | 15:36

    “Një person vdes çdo 10 minuta në Los Angeles nga COVID-19,” tha drejtoresha e Shëndetit Publik të Qarkut Barbara Ferrer në një deklaratë.


    Sipas njoftimit për shtyp të Departamentit të Shëndetit Publik të Qarkut në Los Angeles, ka rreth 6,500 njerëz të shtruar në spital me Covid-19, 20% e të cilëve janë në njësitë e kujdesit intensiv

    Vetëm javën e fundit, departamenti tha, numri i pacientëve Covid-19 në spitale është rritur me më shumë se 1,600.

    Shteti regjistroi më shumë se 39,000 raste të reja të enjten. Këtë javë ai u bë shteti i parë që kapërceu 2 milion raste Covid-19 – “një moment historik”, tha sekretari i shëndetit dhe shërbimeve njerëzore të Kalifornisë, Mark Ghaly.

    “Spitalet janë plot, shtretërit e kujdesit intensiv janë pak, njerëzit po vdesin,” tha Ghaly në një njoftim për shtyp.

    “Gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por gjithashtu më e rëndësishmja, është të qëndrojmë në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!