×
  • Lajme
  • Botë

    Çdo i 11-ti pacient e ka këtë simptomë: Njerëzit nuk e lidhin me Coronavirusin, por shfaqet ditë më parë dhe zgjat disa javë

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 13:57

    Akademikët nga King’s College London mblodhën të dhëna nga më shumë se 20,000 britanikë, të cilët ose u testuan pozitivisht ose  dyshonin se janë infektuar me Coronavirus.


    Ata zbuluan se 9 përqind e pacientëve të infektuar kishin skuqje të lëkurës, ndërsa 8 përqind e njerëzve me simptoma të tjera gjithashtu kishin disa ndryshime të lëkurës.

    Shkencëtarët, pra, tani janë duke bërë thirrje që skuqja të njihet si një simptomë zyrtare në mënyrë që të parandalojë që raste të tilla të kalojnë pa u vënë re ose të paidentifikuara, transmeton Reporteri.

    Shërbimi Kombëtar i Shëndetit Britanik aktualisht rendit tre simptoma kryesore të koronavirusit – ethe, kollë e vazhdueshme dhe humbje e erë ose shijes, d.m.th., në mënyrë që të nënshtroheni testit, është e nevojshme të keni disa nga tre simptomat e listuara.

    Për shembull, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Amerikë rendisin 11 simptoma kryesore të virusit të koronës, të cilat përfshijnë lodhje, dhimbje trupi, dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe gulçim, dhe shton se virusi mund të shkaktojë efekte të tjera anësore.

    Studimi gjithashtu mori në konsideratë 17,371 raste të personave që dyshohej se kishin virusin e koronës, por nuk ishin testuar, dhe 8.2 përqind e tyre raportuan një skuqje të lëkurës.

    Doktor Mario Falci, i cili drejtoi këtë studim, tregoi se pacientët e infektuar me virusin e koronës pretendojnë se vuajnë nga skuqja për javë të tëra, dhe se ajo zgjat shumë më gjatë se simptomat e tjera.

    Skuqja për shkak të Kovid-19 mund të shfaqet në forma të ndryshme dhe në faza të ndryshme të sëmundjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!