×
  • Lajme
  • Botë

    Çeçenia hapë dyert e njërës nga xhamitë më të mëdha

    Reporteri
    24 Gusht 2019 | 19:26

    Në Shali të Çeçenisë janë hapur dyert e një xhamie të re që po konsiderohet si ndër më të mëdhatë, dhe e cila mund të pranojë deri në 30 mijë besimtarë.


    E tërë xhamia është punuar nga mermeri i bardhë, e në platonë e saj mund të qëndrojnë edhe 70 mijë besimtarë tjerë, transmeton Telegrafi.

    Në ceremoninë e hapjes së kësaj xhamie ka marrë pjesë presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadirov i cili me disa fjalë iu drejtua të pranishmëve.

    Videoja e publikuar më poshtë tregon se për çfarë xhamie bëhet fjalë, e cila është filmuar nga ajri dhe vërtetë duket madhështore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!