Republika Çeke e ka shënuar numrin më të lartë ditor të rasteve të coronavirusit që nga 3 prilli pasi shënoi 305 persona të infektuar për 24 orë.
Rritja e numrit të rasteve në shtetin e Evropës Qendrore erdhi në kohën kur vendi po e fillon sezonin dymujor të pushimeve verore, shkruan “The Guardian”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga rritja e numrit të rasteve më i prekuri është rajoni lindor, Karvina.
E premtja ishte dita e fundit e mësimit për shumicën e fëmijëve dhe studentëve në këtë shtet dhe familjet e tyre janë përgatitur për pushimet verore.
Shumë çekë pritet t’i kalojnë pushimet brenda vendit dhe të mos udhëtojnë jashtë për shkak të shqetësimeve rreth virusit dhe për shkak të kufizimeve në udhëtime.
Deri të shtunën në mëngjes, Republika Çeke i ka regjistruar 11,603 persona të infektuar me Covid-19 dhe 348 viktima. Ky vend ka popullsi prej 10.7 milionë banorësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.