Presidenti Donald Trump e kishte paralajmëruar ashpër Iranin se nëse do të sulmonte ndonjë bazë do të kishte një përgjigje të ashpër
Ai në Twitter kishte shkruar se SHBA ka investuar shumë këto vite në Ushtri dhe se kundërpërgjigja nëse ata sulmojnë do të jetë tepër e ashpër.
“SHBA-ja ka po shpenzuar dy trilion dollarë në pajisje ushtarake viteve të fundit. Ne jemi më të mëdhenjtë, njëkohësisht edhe më të mirët në botë. Nëse Irani sulmon një bazë amerikane, ose një amerikan, ne do të dërgojmë disa pajisjet më të reja dhe më të bukura për ta…..dhe pa asnjë hezitim”, kishte shkruar ai.
Ndryshe, Irani ka kërcënuar të sulmojë brenda Amerikës, nëse SHBA i kundërpërgjigjet sulmeve të raketave, tre sosh sa u kryen brenda një ore.
Përmes rrjetit ‘Telegram’, e ashtuquajtura ‘Garda Revolucionare Iraniane – IRGC’ thotë se “Pentagoni njofton se SHBA do t’i përgjigjet sulmeve të Iranit”, përcjell në shqip Reporteri.net.
E ashtuquajtura, Garda Revolucionare e Iranit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet.
The United States just spent Two Trillion Dollars on Military Equipment. We are the biggest and by far the BEST in the World! If Iran attacks an American Base, or any American, we will be sending some of that brand new beautiful equipment their way…and without hesitation!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 5, 2020