×
  • Lajme
  • Botë

    Çfarë ndodhi në Britani? Shteti izolon me urgjencë 4.5 milionë banorë brenda 3 orëve

    Reporteri
    31 Korrik 2020 | 13:39

    Rregullat e reja të koronavirusit kanë krijuar kaos te 4.5 milionë britanikë, të cilët mbrëmë në orën 9.16 më kohën lokale u urdhëruan që do të izolohen.


    Qeveria njoftoi se familjarët, të cilët jetojnë në banesa të ndryshme nuk mund të takohen në ambiente të mbyllura në Manchester, Lancashire dhe West Yorkshire, si pjesë e masave që erdhën pas shtimit të rasteve me Covid-19.

    Qendrat e përkujdesjes dhe azilet kanë pezulluar planin për pranimin e vizitave nga familjarët, pasi mungojnë testet për stafin dhe të moshuarit. Kufizimet e reja janë kritikuar nga opozita laburiste, që nënvizon se erdhe pa asnjë paralajmërim dhe se janë të paqarta. Por qeveria i ka mbrojtur ato.

    Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock thotë se njoftimi 3 orë përpara vendosjes së masave ishte më se i mjaftueshëm. Britania e Madhe raportoi të enjten, numrin të lartë të rasteve ditore me koronavirus në muajin e fundit duke shtuar frikën për një valë të dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!